‘Pse Rama po i vret fëmijët tanë?’/ Gjoba absurde e AMA-s për SYRI-n, reagon Flavio Qarri: Më habit arsyeja...

14:54, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një gjobë absurde e AMA-s, (Autoriteti i Mediave Audiovizive) ka ardhur për Televizionin SYRI.

Në një reagim në rrjetet sociale, moderatori i Kafe Shqeto, Flavio Qarri ka bërë publike këtë masë skandaloze ndaj medias së lirë, si dhe ka dhënë arsyen e kësaj gjobe.

‘Arsyeja ishte sepse postuam videon e djalit me këmbën e shqyer nga shkelmat e policëve dhe kishim ngritur një pyetje: Pse Rama po i vret fëmijët tanë?’, shprehet Qarri.

Qarri: Miq të dashur jam sot shumë i lumtur, më në fund u futa edhe unë në kategorinë e gazetarëve të famshëm të këtij vendi sepse erdhi gjoba nga AMA. Jam shumë i lumtur për këtë gjobë nga AMA. Nuk them dot që është kjo përpjekje për censurë sepse ka 6 vite që po përpiqen shumë seriozisht të na censurojnë, nuk do na trembi as kjo gjobë, por më habiti më tepër arsyeja. Arsyeja ishte sepse postuam videon e djalit me këmbën e shqyer nga shkelmat e policëve dhe kishim ngritur një pyetje: Pse Rama po i vret fëmijët tanë?

Ta gëzojmë gjobën të gjithë bashkë. Është meritë e jona. Jam i lumtur për këtë çmim…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco