KESCO u kërkon konsumatorëve të kursejnë energjinë gjatë dimrit

Rënia e temperaturave shoqërohet me rritje të konsumit të energjisë elektrike, ndaj përdorimi efikas i saj bëhet veçanërisht i rëndësishëm gjatë muajve të ftohtë, kur kërkesa për furnizim shtohet.

Sipas të dhënave të KESCO-s, nga 1 shtatori deri më 31 tetor 2026, konsumi i energjisë te konsumatorët e rregulluar u rrit me 4,1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, ditët e para të nëntorit shënuan afro 25% më shumë konsum krahasuar me muajin paraprak.

Të lidhura

None found

KESCO thekson se kursimi nuk do të thotë të hiqet dorë nga ngrohja apo rehatia, por të shmangen përdorimet e panevojshme të energjisë.

Mbajtja e temperaturave të arsyeshme në shtëpi, ngrohja vetëm e hapësirave që përdoren dhe shfrytëzimi me efikasitet i pajisjeve elektrike, si dhe fikja e tyre kur nuk nevojiten, janë hapa të thjeshtë që mund të bëjnë ndryshim.

Përdorimi i kujdesshëm i energjisë mund të ulë shpenzimet familjare, të zbusë ngarkesën në periudhat e konsumit të lartë dhe të ndihmojë në shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.

KESCO u bën thirrje konsumatorëve që këtë dimër të përdorin energjinë elektrike me përgjegjësi dhe të shmangin shpenzimet e panevojshme. Çdo kilovat-orë i kursyer ka rëndësi për familjen dhe për të gjithë, thuhet në apelin e kompanisë.


Shtuar më 5.11.2026 15:33

güvenilir bahis siteleri