• Kontakt
Thursday, November 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrau dy fëmijët e vegjël të partneres së tij, ekzekutohet me injeksion 50-vjeçari në SHBA

15:30 : 05/11/2026
në BOTA

Një vrasës i dënuar me vdekje, i cili vrau dy fëmijët e vegjël të partneres së tij duke i lidhur dhe duke i vënë zjarrin banesës ku ndodheshin, është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeffrey Weisheit, 50 vjeç, u ekzekutua në burgun shtetëror të Indianës, në qytetin Michigan City, të enjten. Injeksioni vdekjeprurës u administrua pak pas mesnatës, ndërsa vdekja e tij u konfirmua në orën 00:45 me orën lokale.

Sipas autoriteteve të burgjeve në Indiana, vakti i fundit i Weisheit përbëhej nga brinjë derri në skarë. Ai nuk bëri asnjë deklaratë të fundit.

Ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2010, në qytetin Evansville të Indianës, ku Weisheit i vuri zjarrin banesës së partneres së tij, ndërsa brenda ndodheshin dy fëmijët e saj: Alyssa Lynch, 8 vjeçe, dhe vëllai i saj, Caleb Lynch, vetëm 5 vjeç.

Sipas hetimeve, trupi i Alyssa-s u gjet në një dollap, ndërsa ai i Caleb-it në një dyshek. Fëmija ishte i lidhur me shirit ngjitës. Pranë trupit të tij u gjetën edhe dy flakadanë hekurudhorë, njëri prej të cilëve ishte vendosur në të brendshmet e tij.

Lexo edhe:

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

Në momentin e tragjedisë, nëna e fëmijëve, Lisa Lynch, ndodhej në punë dhe i kishte lënë ata nën kujdesin e Weisheit. Çifti ishte në një lidhje romantike, e cila, sipas hetuesve, po kalonte një periudhë të vështirë.

Në dëshminë e saj në gjykatë, nëna foli me dhimbje për humbjen e dy fëmijëve. Ajo e përshkroi Alyssa-n si një vajzë krijuese, që e donte shumë vizatimin dhe pëlqente të vizatonte familjen e saj. Ndërsa Caleb-in e kujtoi si një fëmijë të dashur, që pëlqente përqafimet, gatimin dhe lojërat me kamionë e trena.

“Çdo ditë pa ta është një betejë. Çdo ditëlindje, çdo festë dhe çdo moment i rëndësishëm shoqërohet me mungesën e tyre të dhimbshme. Koha kalon, por pesha e humbjes nuk zhduket kurrë. Ata do të jenë gjithmonë fëmijët e mi”, deklaroi ajo.

Weisheit u dënua me vdekje në vitin 2013. Avokatët e tij kërkuan që autoritetet të lejonin kryerjen e skanimeve të trurit, duke pretenduar se ai kishte pasur dëmtime në kokë dhe probleme të shëndetit mendor, të cilat nuk ishin marrë sa duhet në konsideratë gjatë gjyqit.

Megjithatë, guvernatori republikan i Indianës, Mike Braun, refuzoi kërkesën për ekzaminime të mëtejshme, si dhe kërkesën për zëvendësimin e dënimit me vdekje me burgim të përjetshëm.

Kundërshtimet e fundit të avokatëve lidheshin edhe me përdorimin e substancave për injeksionin vdekjeprurës, të siguruara nga një farmaci që përballej me një seancë disiplinore pranë Bordit të Farmacisë së Indianës. Autoritetet e burgjeve deklaruan se ishin të sigurta për kryerjen humane të ekzekutimit.

Pas ekzekutimit, guvernatori Braun deklaroi se çështja ishte shqyrtuar disa herë nga gjykatat shtetërore dhe federale, por asnjëra prej tyre nuk kishte rrëzuar vendimin. Prokurori i Përgjithshëm i Indianës, Todd Rokita, e cilësoi ekzekutimin si drejtësi të shumëpritur për dy fëmijët e pafajshëm.

Ndërkohë, të enjten në Shtetet e Bashkuara ishin planifikuar edhe dy ekzekutime të tjera, në Florida dhe Alabama. Nëse do të realizoheshin të tria, ky do të ishte rasti i dytë gjatë këtij viti që tre persona ekzekutoheshin në SHBA brenda së njëjtës ditë.

Në Florida pritej të ekzekutohej Jesse Guardado, 64 vjeç, i dënuar për vrasjen me thikë të një gruaje 75-vjeçare në banesën e saj në vitin 2004. Pas krimit, ai kishte vjedhur bizhuteri dhe para për të financuar varësinë nga droga.

Florida ka kryer 19 ekzekutime gjatë këtij viti, duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2025. Më shumë se gjysma e ekzekutimeve të realizuara në SHBA këtë vit janë kryer në këtë shtet.

Në Alabama, ekzekutimi i Michael Taylor, 54 vjeç, ishte gjithashtu i planifikuar për të njëjtën ditë. Ai ishte dënuar për vrasjen e një çifti të moshuar, të cilët i kishte goditur për vdekje me një shufër metalike gjatë një grabitjeje në banesën e tyre, 35 vite më parë.

Mbrojtësit e tij kishin kërkuar zëvendësimin e dënimit me vdekje me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se Taylor ishte vetëm 19 vjeç në kohën e krimit dhe se mosha e papjekuria e tij duhej të merreshin në konsideratë. Megjithatë, guvernatorja republikane e Alabamës, Kay Ivey, refuzoi kërkesën për falje.

Ekzekutimet e planifikuara në të tria shtetet rikthejnë në vëmendje debatin e vazhdueshëm në SHBA mbi dënimin me vdekje dhe metodat e përdorura për zbatimin e tij.

 

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

14:49 : 05/11/2026
BOTA

Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

14:19 : 05/11/2026
BOTA

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për republikanët

11:33 : 05/11/2026
BOTA

Trump reagon pas humbjes: Nuk shqetësohem për shkarkimin

21:30 : 04/11/2026
BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Zv.presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak, lufta

17:49 : 04/11/2026
BOTA

Fitorja e demokratëve në SHBA/ Obama: Të përveshin mëngët për Presidencën

13:20 : 04/11/2026

TË GJITHA

Vrau dy fëmijët e vegjël të partneres së tij, ekzekutohet me injeksion 50-vjeçari në SHBA

15:30 : 05/11/2026

Aksidenti në aksin Levan–Vlorë/ Humb jetën 72-vjeçari, arrestohen dy shoferët

15:23 : 05/11/2026

Progres-raporti i BE-së, Alimehmeti: Shqipëria po zbrazet, realiteti larg standardeve europiane

15:01 : 05/11/2026

Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:00 : 05/11/2026

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

14:49 : 05/11/2026

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

14:40 : 05/11/2026

Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari

14:34 : 05/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com