Kryemadhi denoncon problemet me ekspertizën financiare: Kërkojmë pavlefshmërinë e saj

15:36, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Monika Kryemadhi ka kërkuar pavlefshmërinë e ekspertizës financiare në procesin ndaj saj, duke ngritur pikëpyetje mbi dokumentacionin dhe metodologjinë e përdorur nga ekspertja.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi theksoi se ekspertiza përmban të dhëna të bazuara në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga organi i akuzës, ndërsa pretendoi se ekspertja nuk duhet të informonte prokurorinë mbi ecurinë e analizës financiare.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e Namik Koplikut, Esmeralda Shkjaut dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, të cilët kanë pasur rol në hartimin dhe mbrojtjen e ligjit në komision.

Në seancën e ardhshme pritet të trajtohet edhe seksioni i lobimit.

Deklarata:

Thirrja e Namik Koplikut, i cili ka qenë relator i ligjit; thirrja e Esmeralda Shkjaut, që ka qenë propozuesja e amendamentit, për të cilin propozohet nga Kuvendi dhe organi i akuzës, më atribuohet mua si propozim; thirrja e të gjithë grupit të Ministrisë së Industrisë në atë kohë, ku kanë qenë Kolibel, sekretar i përgjithshëm, Memeta Salami, që ka qenë drejtor i minierave, dhe Auro Limadhi, që ka qenë drejtoresha juridike që ka mbrojtur ligjin në komision.

Ndërkohë, për sa i përket çështjes së analizës financiare, ne kemi konstatuar mungesë të dokumentacionit. Përveçse të thirret ekspertja, cila është procedura dhe metodologjia që ajo ka përdorur? Ne kërkuam pavlefshmërinë e ekspertizës, por, nga ana tjetër, ekspertiza financiare ka të shkruar të zezë mbi të bardhë, ku ajo thotë: në bazë të dokumentacionit që na është dhënë nga organi i akuzës dhe sipas informacionit që kam bërë në shkurt organet e akuzës me ecurinë e analizës.

Një eksperte financiare profesionale nuk mund të informojë organin e akuzës se deri ku po shkojnë tabelat, po dalin plus apo minus. Kështu që ne kërkuam këtë gjë.

Ndërkohë që ka ngelur dhe seksioni i fundit, që është seksioni i lobimit, të cilin do ta bëjmë herën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco