E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Siguruan kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe mikun e tij të ngushtë, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

SPAK ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar dënimin me 16 vite burg për Leonard Duken dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se SPAK ka këruar 10 vite burgim për Dukën dhe 6 vite për Bardhin.

Kjo çështje është fraksion i dosjes ‘Revanshi’ ku u zbardhën mijëra komunikime në aplikacionin Sky Ecc.

Leonard Duka më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathte i Ervis Martinaj.

Kujtojmë se Ervis Martinaj dyshohet se është rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në muajin nëntor të vitit 2021 në zonën e Astirit në Tiranë.  Erigers Mihasi, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.