Jude Bellingham, mesfushori i Real Madridit, është bërë futbollisti më i ri që luan 60 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Anglezi e arriti këtë shifër në përballjen me AEK Athinën në Greqi, në moshën 23 vjeç e 128 ditë.
Rekordi i mëparshëm i përkiste ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas, i cili kishte zhvilluar ndeshjen e tij të 60-të në moshën 23 vjeç e 167 ditë. Bellingham e ka përmirësuar atë rekord me 39 ditë.
Të lidhura
None found
Kjo nuk është hera e parë që anglezi vendos një rekord të tillë në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube. Në nëntor të vitit të kaluar, ai u bë lojtari më i ri që arrinte 50 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Rrugëtimi i Bellingham në këtë garë nisi me Borussia Dortmundin në tetor të vitit 2020, kur ishte vetëm 17 vjeç. Nga 60 ndeshjet e tij, 23 i ka luajtur me Dortmundin dhe 37 me Real Madridin, duke regjistruar gjithsej 16 gola e 14 asistime.
Me rekordin e ri, mesfushori anglez vazhdon të lërë gjurmë në futbollin evropian, duke kaluar emra të mëdhenj të Ligës së Kampionëve.





