Dominic Artis, përforcimi i ri i KB Pejës me pasaportë kosovare

KB Peja ka prezantuar Dominic Artisin si afrimin më të rëndësishëm të skuadrës për këtë sezon.

Basketbollisti amerikan, i pajisur me pasaportë të Kosovës dhe me përvojë në përfaqësuesen kosovare, do të regjistrohet si lojtar vendor.

Të lidhura

None found

Artis mbërrin në Pejë pas një karriere ndërkombëtare, gjatë së cilës ka luajtur në kampionatet e Francës, Italisë, Greqisë, Sllovenisë e Turqisë, si dhe në garat evropiane.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e Cholet Basket, SIG Strasbourg, Cedevita Olimpija dhe Igokea.

Klubi pejan vlerëson se organizatori do t’i shtojë ekipit përvojë, cilësi dhe një mënyrë të re organizimi në lojë.

Artis do të ketë të drejtë të aktivizohet menjëherë si lojtar vendor, duke nisur nga ndeshja e radhës.

Debutimin me fanellën e Pejës ai pritet ta bëjë të shtunën, në përballjen ndaj Sigal Prishtinës, që zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.


Shtuar më 5.11.2026 16:31

güvenilir bahis siteleriBursa Escort