E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përshkallëzohet greva në Francë, pritet t’i bashkohen edhe punonjësit e sektorit privat

Vijon e tensionuar situata në Francë gjatë protestave të zhvilluara në disa qytete të vendit.

Në Lion, forcat e policisë së trazirave kanë ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa në Nantë janë raportuar përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Lëvizja protestuese është shtrirë në shkallë kombëtare. Sipas të dhënave, rreth 270 mijë persona kanë marrë pjesë në afro 200 tubime të organizuara gjatë javëve të fundit, pa përfshirë aktivitetet protestuese në Paris.

Organizimi i grevës është marrë përsipër nga L’intersyndicale, një strukturë që bashkon sindikatat kryesore franceze. Aksioni pritet të ndikojë në disa sektorë jetikë, si arsimi, shëndetësia, transporti publik dhe shërbimet e tjera, ndërsa një numër institucionesh parashikohet të pezullojnë aktivitetin.

Përveç punonjësve të administratës dhe sektorit publik, pjesë e mobilizimit pritet të bëhen edhe punonjës nga kompani të ndryshme private, duke zgjeruar më tej përmasat e grevës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.