Tragjedi në Brooklyn! Flakët përfshijnë një ndërtesë banimi, 6 të vdekur dhe disa të plagosur

5 Nëntor 2026 | 16:30

Gjashtë persona kanë vdekur në një zjarr të madh që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Brooklyn, New York , sipas autoriteteve lokale.

Disa të tjerë u plagosën nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së enjtes, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut, FDNY.

Më shumë se 230 zjarrfikës dhe punonjës shpëtimi u dërguan në vendngjarje, pranë lagjes Sunset Park, pasi zjarri u raportua për herë të parë rreth orës 01:40 sipas orës lokale.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zoran Mamdani, tha se ishte “i shkatërruar” nga vdekjet dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të “ndajnë një moment për t’u lutur për shërimin e plotë të të plagosurve”.

Një njësi speciale për materiale të rrezikshme gjithashtu shkoi në vendngjarje, për shkak të pranisë së një baterie litium-jon, megjithëse nuk është sqaruar nëse kjo lidhet me shpërthimin e zjarrit.

Sipas informacioneve fillestare, me të mbërritur, zjarrfikësit zbuluan se flakët kishin përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesës.

Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ndërsa një burrë dhe një grua u dërguan në spital, ku u shpallën të vdekur, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

Gjashtë civilë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike, si dhe tre zjarrfikës, sipas FDNY-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çarje në aleancën e Netanyahut, partitë ultraortodokse i mohojnë mbështetjen në garën për qeverinë e re

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me një dobësim të mbështetjes politike, pasi një prej partive kryesore hebraike ultraortodokse ka refuzuar ta rekomandojë atë për...
16:24 | 05/11/2026

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë...
16:24 | 05/11/2026

Erdogan paralajmëron bisedime me Putinin: Turqia nuk heq dorë nga ndërmjetësimi për paqen Ukrainë-Rusi

Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të enjten Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur...
16:23 | 05/11/2026