Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
Shqipëria po rritet ekonomikisht por jo të gjitha qarqet po ecin me të njëjtin ritëm.
Gati gjysma e ekonomisë prodhohet në Tiranë teksa në disa qarqe rritja mezi kap 1%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hendeku ekonomik mes kryeqytetit dhe pjesës tjetër të vendit mbetet i thellë.
Në vitin 2024 Tirana prodhoi 46.94% të gjithë Produktit të Brendshëm Bruto të vendit ndërsa rajoni Qendër përfaqësoi 52.87% të ekonomisë shqiptare. Por diferencat shfaqen edhe më qartë kur shohim sa prodhim ekonomik llogaritet për çdo banor.
Një banor i Tiranës dhe një banor i Kukësit jetojnë në të njëjtin shtet por PBB për frymë në qarqet e tyre ka një diferencë prej gati 1 milion lekësh. Tirana kryeson me 1 milion e 556 mijë lekë ndërsa Kukësi renditet i fundit me vetëm 568 mijë lekë.
Pas tij vijnë Dibra me 610 mijë dhe Berati me 613 mijë lekë. Në anën tjetër Durrësi regjistron 1 milion e 152 mijë lekë ndërsa Fieri kalon 1 milionin.
Por edhe ritmi i rritjes ekonomike është krejt i ndryshëm. Ndërsa ekonomia shqiptare u rrit me 4.03%, Tirana shënoi një rritje prej 7.08%, kundrejt vetëm 0.19% në Shkodër dhe 0.27% në Dibër.
Edhe Jugu dhe Veriu mbeten larg ritmit të Qendrës, me rritje përkatësisht 1.31% dhe 1.60% ndërsa Qendra u rrit me 6.43%.
Ekonomia shqiptare nuk ka vetëm një ritëm por edhe një hartë të pabarabartë zhvillimi. Tirana përqendron pjesën më të madhe të prodhimit, Jugu mbështetet fort te bujqësia dhe disa qarqe të Veriut mbeten në fund të renditjes për prodhimin ekonomik për frymë.
PBB sipas rajoneve:
Rajoni Veri 21.68%
Rajoni Qendër 52.87%
Rajoni Jug 25.45%
PBB për frymë sipas rajoneve:
Tiranë 1.556 mijë lek
Durrës 1.152 mijë lek
Fier 1.034 mijë lek
Vlorë 988 mijë lek
Gjirokastër 877 mijë lek
Shkodër 777 mijë lek
Lezhë 723 mijë lek
Korçë 686 mijë lek
Elbasan 652 mijë lek
Berat 613 mijë lek
Dibër 610 mijë lek
Kukës 568 mijë lek
Ndarja e aktivitetit ekonomik sipas rajoneve:
Veri Bujqësi
Qendër Ndërtim
Jug Bujqësi
Top Channel