Çitaku dhe ambasadori Hargreaves shqyrtojnë situatën politike dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë bisedës, Çitaku e cilësoi si zhvillim pozitiv përfundimin e procesit të formimit të institucioneve. Sipas saj, vëmendja duhet të përqendrohet tashmë te zgjidhja e problemeve me të cilat përballen qytetarët dhe te çuarja përpara e prioriteteve shtetërore.

Të lidhura

None found

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, deklaroi Çitaku.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte procesi gjyqësor që po zhvillohet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Çitaku theksoi se është thelbësore të respektohen standardet më të larta të drejtësisë, e drejta për një proces të drejtë dhe një vendimmarrje e bazuar në fakte e prova, pa ndërhyrje apo ndikim politik.

Palët ritheksuan gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj dhe të angazhimit për perspektivën euroatlantike të vendit, përfshirë synimin për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.


Shtuar më 5.11.2026 17:01

güvenilir bahis siteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş