
Komisioni Europian kërkon forcimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me synim përmirësimin e menaxhimit, transparencës dhe ruajtjen e vlerës ekonomike të pasurive.
Në Raportin e Progresit për Shqipërinë 2026, të publikuar më 4 nëntor, theksohet nevoja për procedura më efikase dhe administrim në kohë të pronave dhe aseteve të sekuestruara.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara. Komisioni rekomandon që ato në përputhje me ligjin, të vihen në shërbim të komunitetit, organizatave sociale dhe institucioneve publike.
Synimi është që pasuritë e përfituara nga krimi të mos mbeten thjesht nën administrimin e shtetit, por të kthehen në një përfitim konkret për shoqërinë.