Teksa protestat e studentëve nuk janë ndalur ende, me reprezaljet e qeverisë dhe policisë kundër tyre për të mos i lejuar të protestojnë, për nënkryetaren e PD, Erisa Bajaziti, ky është një realitet absurd në të cilin jetojmë.
E ftuar në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Bajaziti tha se tanimë flitet për një shtet gjobëvënës që kërkon t’i mbyllë të rinjtë në shtëpi, duke iu mohuar atyre të drejtën e shprehjes dhe protestës.
Sipas saj, intesifikimi i protestës kohëve të fundit, tregon se shqiptarët janë të gatshëm t’i thonë jo modelit të qeverisjes së Edi Ramës.
Për nënkryetaren e PD, po flasim për një model qeverisës nën kushtet e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës e armëve, ndaj dhe masat kërcënuese të qeverisë, vetëm sa do ta akomulojnë më tepër dëshirën për të protestuar kundër qeverisë.
Është një realitet absurd, shtet gjovbëvënës që kërkon t’i mbyllë në shtëpi, kërkon t’u heqë të drejtën e shprehjes e protestës për qytetarët. Fakti që një shtet mundohet që me mjetet që ka në dispozicion t’i trembë, tregon se ka frikë nga fjala e lirë. Protestat kanë qenë për një kohë të gjatë të pranishme, por intesifikimi tregon se shqiptarët janë të gatshëm t’i thonë jo modelit të qeverisjes së Edi Ramës.
Metoda për t’i kërcënuar të mbushin sheshet, por ata kanë dalë dhe diaspora është shqetësuar për atë që ndodh në Shqipëri. Me këto masa kërcënuese të shtetit kundrejt qytetarëve, s’do të arrihet më shumë se një akomulim i tepërt i qytetarëve.
Rama dialogun e kërkon në kushtet e dhunës fizike të parecedentë, që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Na kanë tronditur të gjithëve dhe janë të papranueshme.Ata kërkojnë një jetësë më të mirë e dorehqejn e Ramës, është një qeverisje 14-vjeçare që iu ka dhënë arsye shqiptarëve jo vetëm për të protestuar por edhe largimin e kësaj qeverie kriminale. Jemi duke folur për një model qeverisës nën kushtet e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës e armëvë, të narkotrafikut. Këta studentë se shohin largimin si opsion por duan të qëndrojnë në Shqipëri e ta ndërtojnë të ardhmen në vend, kush po mendon për pasojat dhe situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.
Largimi i të rinjve me pasoja dramatike pr vendin, të rinj që nuk kontribuojnë për pensioniet. Kemi një Shqipëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira e të ndershme. Një PS që ka fituar një parlament me 83 mandate, i siguron një grumbullim force, i padepërtueshëm, një kryeministër që kërkon të dirgjojë drejtësinë, s’është në parlament për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, për të dhënë përgjigje, llogaridhënie dhe transparencë.
Ne kemi një parlament që s’voton për të dhënë mandatin për një ish zëvendëskryeministre që e kërkon drejtësia. Një shtet që s’funksionon në shinat e demokracisë, një kryeministër që është i kudondodhur, që merr të gjitha vendimet dhe kemi një media, gazetarët e së cilës kërcënohen e s’lejohen të bëjnë punën e tyre.
© SYRI.net
‘Filo t’u përgjigjet qytetarëve’/ Alolli: 668 mln lekë borxhe dhe 49% e investimeve të realizuara në Bashkinë Korçë
VIDEO-SYRI TV/ BE kritika në sy, revoltohet Edi Rama, përplaset me ambasadoren e BE
Sula: Rektori dhe dekani i Universitetit të Gjirokastrës kërcënuan pedagogët që mbështetën protestën studentore