E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Një shpirt i lirë në një det të trazuar”, miqtë kujtojnë me lot në sy aktorin Gjergj Mena dhe tregojnë bisedën e fundit me të

Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena u nda nga jeta pak ditë më parë  moshën 41-vjeçare. Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në një moshë shumë të hershme.

Miqtë e tij e kujtojmë me nostalgji, mall dhe respekt.

Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, aktorja Ina Gjonçi ka kujtuar kohët e arta të Akademisë së Arteve, kur është njohur për herë të parë me aktorin dhe regjisorin.

Ajo e përshkruan Gjergjin si një njeri që besonte në zot dhe e donte jetën. Mes dhimbjes, ajo kujton edhe bisedën me Gjergjit, vetëm pak ditë para se ai të ndahej nga jeta.

Reklamë

“Ne kemi qenë në të njëjtin kurs në Akademinë e Arteve dhe kemi pasur rrugëtimin e njëjtë. Kemi qenë të tërhequr me njëri tjetrin që në vitin e parë. Në vitin e dytë bëmë projekt bashkë dhe doli shumë i mirë. Unë kam luajtur gjithmonë me Gjergjin në Akademi. Gjergji kishte lidhur kordat e tij me këtë profesion. Kemi qenë gjatë gjithë kohë dhe u rikthyem me një molodramë, ku ai ishte regjisor. Puna që Gjergji ka bërë me gjimnazet ka qenë shumë e madhe. Ai ka lënë diçka pas.

Gjergji nuk dorëzohej. Këty më përmbyset ekuacioni logjik i gjërave. Gjergji besonte në zot, tek jeta. Ishte njeri që i ndiqte rregullat. Unë u ndjeva fajtore që para sëmundjes këpusja ndonjë fjalë. Ai besonte tek jeta. Unë nuk e bashkangjis dot me ikjen. Para pak javësh më uroj për shfaqen, komunikoi me mamin tim para pak ditësh. Më uroj në momentet e tij më të vështira. Pata një dhimbje të madhe, jo vetëm për mikun tim, por për njeriun që nuk ka lënduar askënd”, tha Gjonçi.

Aktori Denardo Neziri tregon se pengu i tij më i madh është që nuk e takoi më parë, për ti dhënë edhe një përqafim të fundit.

“Gjergji, një shpirt i lirë. Gjergji ishte modest dhe i madh, e dashuronte teatrin. Ishte i thjeshtë. Gjergji në aparencë dukej i ftohtë, por fshinte ndjesitë e tij. I donte njerëzit. Unë jam njohur në vitin 2013-2014 me Gjergjin në teatër. Në atë kohë kam qenë në shkollë të mesme.

Gjergji merrej shumë me të rinjtë. Shtëpinë e gjyshes e kthehu në teatër. Bënte rolin e regjisorit që fëmijë, atë që bënte më mirë. Për herë të fundit e kam takuar vjet, sepse unë jetoj në Itali. Takohesha pak më rrallë. Flisnim përditë në telefon. Ai e dashuronte jetën dhe nuk shprehej. Ishte plot ëndrra. Para dy javësh më thoshte do punojmë për shfaqen e monodramës.

Më mori një koleg në telefon ma dha lajmin. Më ngeli peng që nuk e takova. Doja ti jepja një përqafim të fundit. Babin e tij e takova më parë.

Teatri ka humbur shumë me humbjen e Gjergjit. Ka humbur jo vetëm teatri, por edhe ne të rinjtë kemi humbur ngrohtësinë. Gjergji ishte nostalgjik, i dinte batutat e filmave shqiptarë të gjithë.

Gjergji ishte një shpirt i lirë në një det të trazuar. Peng e kam që nuk e kam takuar”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.