Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump mbron Pete Hegseth: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes

    ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës për prokuroren në Dibër, masa disiplinore propozohet për një vit

    Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni devijohet drejt një baze ushtarake në Francë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump mbron Pete Hegseth: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes
    Botë

    Trump mbron Pete Hegseth: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes

    November 5, 2026

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga detyra, pavarësisht kritikave për mënyrën se si po drejton Pentagonin.

    Në një intervistë për rrjetin televiziv “ABC News”, Trump pranoi se ka marrë telefonata nga persona që kanë shprehur pakënaqësi për punën e Hegseth, por tha se nuk e kupton arsyen e kundërshtimeve.

    “Jam plotësisht i vendosur që ta mbaj në detyrë”, deklaroi presidenti amerikan.

    Trump konfirmoi se, pavarësisht presionit dhe raportimeve për një zëvendësim të mundshëm, nuk ka ndërmend të ndryshojë drejtuesin e Departamentit të Mbrojtjes.

    Ai pranoi gjithashtu se zgjedhja e një sekretari të ri do të ishte më e lehtë përpara janarit, kur demokratët pritet të marrin kontrollin e Senatit dhe të kenë më shumë mundësi të pengojnë konfirmimin e kandidaturave të propozuara nga administrata.

    Një ditë më parë, Trump kishte hedhur poshtë zërat për largimin e Hegseth, duke deklaruar se ai po bënte “një punë shumë të mirë”.

    Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, i cili theksoi se sekretari i Mbrojtjes nuk do të tërhiqet përballë kritikave politike.

    “Sekretari Hegseth është 100% i përkushtuar për të drejtuar Departamentin deri në përfundimin e mandatit të presidentit Trump”, deklaroi Parnell.

    Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance ka lidhur humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit me luftën kundër Iranit, duke e cilësuar atë si një nga arsyet kryesore të rezultatit elektoral.

    Demokratët kanë kritikuar vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit dhe mënyrën se si Hegseth ka menaxhuar operacionet ushtarake.

    Humbjet elektorale të republikanëve kanë shtuar presionin ndaj administratës Trump, ndërsa demokratët përgatiten të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit në janar. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu hetime mbi vendimet e Pentagonit dhe menaxhimin e luftës me Iranin.

    Hegseth Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump mbron Pete Hegseth: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes

    November 5, 2026

    ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës për prokuroren në Dibër, masa disiplinore propozohet për një vit

    November 5, 2026

    Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni devijohet drejt një baze ushtarake në Francë

    November 5, 2026

    SPAK kërkon 16 vite burg për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, akuzohen për sigurimin e kushteve për dy vra*je

    November 5, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.