Stavro Pilo po kalon një periudhë të shkëlqyer në Europë. Mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Dropulli e dëshmoi sërish formën e tij me golin e shënuar kundër Real Madridit në Champions League.
Pas afrimit te Kombëtarja si një zbulim i trajnerit Sylvinho, që asokohe ishte në pankinë, Pilo ka regjistruar 5 paraqitje me fanellën kuqezi. Ndonëse ka lindur në Greqi, ai vendosi të përfaqësonte Shqipërinë.
Të lidhura
None found
Në rrugën e tij drejt Kombëtares pati rol edhe Foto Strakosha, legjenda e portës dhe babai i portierit Thomas Strakosha. Gjatë një telefonate me presidentin Armand Duka, Foto i foli për një djalë nga Dropulli që luante në të njëjtën skuadër me Thomasin, duke i thënë se “po bën paraqitje të mira”.
Sot, Pilo konsiderohet një afrim i goditur për kuqezinjtë. Mbrojtësi i krahut të majtë ka spikatur si me Shqipërinë, ashtu edhe me AEK-un, ndërsa mes paraqitjeve të tij veçohen edhe golat kundër Manchester Cityt dhe Real Madridit.







