IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë 

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të drejtorit të prokurimit në këtë institucion, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe konflikt interesi në proceset e prokurimit publik.

Sipas komunikatës së IPK-së, hetuesit janë duke zhvilluar hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë, ku dyshimet përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetimi përfshin shqyrtimin e vendimmarrjes, mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, si dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale, për të cilat janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit hetimor, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të zyrtarit në fjalë deri në përfundimin e hetimit penal.

IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtyre dyshimeve.
Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit ligjor, duke trajtuar me prioritet çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, cenim të integritetit institucional dhe shkelje të ligjit nga zyrtarët policorë, pavarësisht pozitës apo funksionit që ushtrojnë.

Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, IPK në këtë fazë të hetimit nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me këtë rast”, ka njoftuar IPK-ja.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika