E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Trupi ka nevojë për fjalë të mira: Si ndikon mënyra si i flasim vetes në shëndetin fizik dhe emocional?

Trupi dhe mendja jonë kanë nevojë jetike për fjalë të mira, ndërsa overthinking (mendimi i tepërt) vepron si një helm i heshtur që i konsumon ato. Ndonëse shpesh e mendojmë “overthinking” si diçka që ndodh vetëm në kokën tonë, ai ka një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të drejtpërdrejtë në fizikun tonë.

Por çfarë e bën jetën e një personi të jetë më e qetë apo ë e ngarkuar?

Robert Renxa, stomatolog dhe mjek estetist tha se traumat e prindërve kanë zënë vend në jetën e fëmijëve.

“Traumat e gjeneratës para nesh janë transportuar tek ne. Unë jam dajë, kam një nip. Motra ime është një nënë shembullore dhe ndryshe nga mënyra si na kanë rritur ne. Dajaku na ka bërë që ne të kërkojmë më shumë nga vetja.

Reklamë

Të gjithë jemi rritur me trauma, mënyra është se si duhet ti largojmë”, tha Renxa.

Praktikantja e Yoga dhe Pilates Jonida Çobani u shpreh se ajo i flet vetes shpesh herë, për ta njohur më mirë veten e saj dhe për të mos u krahasuar me asnjë.

“Duke i folur vetes, mund të njoh veten, pa u krahasur me asnjë. Më ka ndikuar ndarja e prindërve. Më kanë trajtuar si një fëmijë ndryshe, e shkreta, sa gjynah. Janë gjëra që më kanë lodhur. Nuk janë më tek unë. Mendoj që ajo ka qenë mënyra për të më dashur, por nuk ishte e përshtatshme, sepse më ka dhënë pasiguri. Por më kanë bërë më introverte”, tha Çobani.

Atletja Klodiana Shala, teksa foli për trupin dhe fjalët e mira tha: “Unë kur flisja me veten, i flisja vetëm për të këqijat, jo për të mirat. I adhuroj njerëzit që kujdesen për veten, vishen mirë, lyhen e mbahen.

Unë nuk kam pasur ndonjë herë traumë. Por kur merrja medalje, mami më thoshte: nuk ke bërë ndonjë gjë të madhe. Gocat e tezes ishin më të mira. Vazhdojnë të jenë se e marrin tezen më shumë në telefon, edhe pse unë flas 4 herë në ditë”.

Por si ndikon “overthinking” në jetën tonë?

“Mendja në një nivel ekzistencial, është organ mbijetese. Overthinking na krijon probleme shëndetësore kur mendimi kthehet në emocion, dhe emocioni në sëmundje”, tha Alban Muçaj, instruktor joge.

“Çdo gjë nis nga vetja, si mendimi i mirë si mendimi i keq.  Kur jemi të stresuar, mendojmë më tepër, edhe gjëra që nuk ekzistojnë. Duhet të punosh me veten dhe të kalosh kohë vetëm”, u shpreh Vivien Thano, influencere.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.