Dosja Agasi-Hyseni/ SPAK: Rrjeti ndërkombëtar i Agasit mund të ndihmonte Vlora Hysenin të arratisej

Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe vënë në funksion një rrjet kontaktesh ndërkombëtare, të cilat mund të përdoreshin në interes të grupit kriminal që dyshohet se drejtohej prej tij. SPAK ka analizuar komunikimet e Agasit me dy shtetas izraelitë, duke i konsideruar ato si elemente që tregojnë rrezikun e mundshëm të arratisjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, në rast se ajo do të lihej e lirë.

Në këto biseda, Agasi dyshohet se u fliste bashkëbiseduesve për marrëdhënien e afërt që kishte me Hysenin. Në një mesazh të datës 22 gusht, drejtuar një shtetasi izraelit të regjistruar në telefon si Shalev Israel, ai i shkruante se e kishte shoqe të ngushtë drejtuesen e shërbimit sekret.

Të lidhura

None found

Ndërsa në një komunikim tjetër, të datës 6 gusht, përmes aplikacionit Signal, Agasi i shkruante izraelitit Srulik Einhorn Koces lidhur me ndërhyrjen e pretenduar të drejtoreshës së shërbimit sekret, e cila sipas tij do të takohej me një person dhe do t’i paraqiste prova kundër prokurorit.

Për SPAK, kontaktet ndërkombëtare të Agasit mund të krijonin mundësi për fshehjen ose largimin e Hysenit jashtë vendit, nëse ajo nuk do të ishte nën masën aktuale të arrestit në shtëpi.


Shtuar më 5.11.2026 18:19

Tags: , ,
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş