Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë ku kërkon zgjidhjen e moskompetencës për ngritjen e komisionit hetimor për KAYO-n.

41 deputetë të opozitës thonë se është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së mazhorancës, e cila e refuzoi këtë kërkesë.

Vendimin për të mos krijuar komisionin, kërkojnë të shfuqizohet duke u deklaruar si “i papajtueshëm me Kushtetutën.”

Kërkesat konkrete të PD janë:

-Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: "Për kontrollin e ligjshmërisë të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore "KAYO" SHA, në drejtim të marrëveshjes së bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake"

-Deklarimi i vendimit nr. 164/2026 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mosmiratimin e projektvendimit "Për ngritjen e Komisionit Hetimor "Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore "KAYO" SHA, në drejtim të marrëveshjes së bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, kanë kërkuar përshpejtim të shqyrtimit të çështjes.

 

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë