Hashim Thaçi: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, thuhet në postimin e Thaçit.
Thaçi u shpallur fajtor më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë duke e dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Trupi gjykues ka shqiptuar dënime të veçanta për veprat për të cilat Hashim Thaçi është shpallur fajtor:
Pika 3- Arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim.
Pika 5 -Trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim.
Pika 7 -Torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe
Pika 9- Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim.
Trupi gjykues vendosi një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim.
Bixhozi ilegal, 22 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës për vendimin ndaj ish-krerëve: Nuk është vendim politik, i pranojmë vendimet e gjykatave
- 18:33 Leon Black padit kongresmenin amerikan pas komenteve për lidhjet e miliarderit me Epstein
- 18:25 A i ndryshon humbja e Vuçiçit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën?
- 18:24 Melania Trump takon zyrtarë ukrainas dhe rusë në Shtëpinë e Bardhë, thirrje për “humanizëm përballë luftës”
- 18:08 Të shtëna me armë zjarri në një zyrë postare në SHBA, tre të plagosur! Arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 18:07 Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur! Autori në kërkim
- 17:56 Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale