
PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas bllokimit nga ana e PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kompanina KAYO.
Deputetët e opozitës pretendojnë se është cenuar e drejta për ngritjen e këtij komisioni, duke e quajtur bllokimin të papajtueshëm me Kushtetutën.
Kërkesat
-Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “Për kontrollin e ligjshmërisë të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” SHA, në drejtim të marrëveshjes së bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”
-Deklarimi i vendimit nr. 164/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” SHA, në drejtim të marrëveshjes së bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
– Përshpejtim të shqyrtimit të çështjes.