EUROPA LEAGUE/ Golat me pikatore në pjesën e parë. Milan “zhgënjen” deri tani në “San Siro” (video)

5 Nëntor 2026
19:34
Telesport
back button

Jan mbyllur pjesët e para në takimet e para për sot në Europa League. Në “San Siro”, Milan po barazon 0-0 ndaj Ferencvarosh. Një pjesë e parë e vakët dhe pa asnjë rast të rrezikshëm nga të dyja skuadrat.

Real Sociedad po kryeson 1-0 ndaj Lyon-it, falë golit të Orri Oskarsson me kokë në minutën e 27-të. Hoffenheim i shqiptarëve është duke udhëhequr 0-1 në transfertë ndaj Crystal Palace, falë golit të Alexander Prass. Në fushë nga minuta e parë për Hoffenheim janë Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani. Albian Hajdari vazhdon të jetë i dëmtuar.

Sparta Prague udhëheq 1-0 ndaj Bournemouth. Anglezët humbën dhe një penallti në minutën e 10-të, me Leëis Cook. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Tobias Guddal. Rezultatet e sfidave të tjera për pjesën e parë janë si më poshtë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit