I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, për të bërë një bisedë pa filtra…
A do ta falje tradhtinë?
Jo! Jo, jo, jo! Mos! Nuk pranohet! Tradhtia nuk pranohet nga asnjëra palë, as tradhtia shoqërore, as tradhtia në marrëdhënie. Sepse njeriu në këtë ditë është i lirë të thotë çfarë të dojë, nëse mua nuk më pëlqen një njeri, apo në biznes, në shoqëri apo në marrëdhënie komunikimi, unë mund t’ia them që “shiko se kjo gjë nuk më pëlqen, kështu që faleminderit dhe kaq e ke marrëdhënien me mua”. Sepse të rri unë të mendoj që të të bëj ty intriga dhe të të kap ty mat… As nuk e lodh veten fare.