Live From Tirana Showbiz

“Jam tradicional, me parime…”/Keijsi Hyseni: Nuk do fshija asnjë episod nga jeta ime publike…

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, për të bërë një bisedë pa filtra…

Nëse do kishe fshirë një episod të jetës tënde publike, cili do të ishte?

Asnjë. Nuk do të kisha fshirë asnjë, sepse unë jam krenar se jam shumë tradicional, kam shumë parime familjare dhe nuk kam ecur me të futur ndaj askujt. Unë jam një person tradicional, i rritur në një familje shqiptare me tradita, me familje të rregullt, nuk mund të fyej parimet e një familje shqiptare për televizion apo për këdo person që kam përballë. Kështu që, të gjitha veprimet që kam bërë, ndoshta edhe të tepruara, prapë do i bëja për herë të dytë.