Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur i bindur se në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë do të dalë i pastër nga akuzat. Thaçi ka zgjedhur fjalë emocionale për t’iu drejtuar mbështetësve të tij, duke theksuar se beson në pafajësinë e tij dhe se rrugëtimi i tij vazhdon së bashku me ta.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi.
Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë mbetet një nga çështjet më të ndjekura në Kosovë.
Sipas të dhënave të përfshira në vendimin e përmendur, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim.
Katër ish-krerët janë shpallur fajtorë për disa vepra të krimeve të luftës, ndërsa për akuzat që lidhen me krimet kundër njerëzimit janë shpallur të pafajshëm.