Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

5 Nëntor 2026 | 20:33

Shoqëritë që operojnë në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë kompensim financiar prej 50 lekësh për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë periudhës qershor-tetor 2026. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa fondi që do të vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit kap vlerën e rreth 209 milionë lekëve.

Megjithatë, kompensimi do të ketë një kufizim. Sasia e karburantit për të cilën do të përllogaritet përfitimi nuk mund të kalojë 110% të konsumit mesatar mujor të secilës shoqëri gjatë periudhës mars-maj 2026.

Sipas vendimit, aplikimet do të kryhen vetëm një herë dhe do të dorëzohen pranë administratës tatimore ku është regjistruar subjekti. Shoqëritë do të kenë në dispozicion periudhën 10-16 nëntor 2026 për të paraqitur kërkesat për kompensim.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet përfshin kërkesën për përfitim, kopjen e licencës së transportit, të dhënat identifikuese të subjektit dhe numrin NIUS, emrin e bankës dhe IBAN-in e llogarisë ku do të kryhet pagesa, si dhe faturat e blerjes së karburantit për periudhat mars-maj dhe qershor-tetor 2026.

Për shoqëritë që ushtrojnë edhe aktivitete të tjera përveç transportit publik, kërkohet gjithashtu vetëdeklarimi i sasisë së karburantit të përdorur për këtë shërbim, i shoqëruar me faturat përkatëse dhe fletëdaljet e karburantit sipas targave të automjeteve.

Administrata Tatimore do të jetë përgjegjëse për verifikimin e dokumentacionit. Në rast se konstatohen mangësi, kërkesa do t’i kthehet subjektit për plotësim brenda pesë ditëve pune.

Pas përfundimit të verifikimeve, Tatimet duhet të dërgojnë urdhërshpenzimet pranë Thesarit brenda 15 ditëve pune, ndërsa pagesa për përfituesit do të kryhet brenda pesë ditëve pune nga marrja e dokumentacionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që shpenzimet prej 209 milionë e 22 mijë e 872 lekësh të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Në materialet hetimore dalin në pah komunikime që ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe kontaktet e Agasit, i cili rezulton të ketë komunikuar edhe me dy...
17:15 | 05/11/2026

Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për 2 të akuzuarit

SPAK ka kërkuar dënimin me burg për dy të pandehurit e përfshirë në sigurimin e kushteve për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, i...
15:31 | 05/11/2026

Hita: Policia Alpine, strukturë e specializuar dhe e domosdoshme për operacionet e kërkim-shpëtimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita këtë të enjte ndoqi nga afër një seancë stërvitore të Policisë Alpine, pjesë e...
15:06 | 05/11/2026