Muça: Veliaj i ka “vrarë” kandidatin potencial për Bashkinë e Tiranës, Edi Ramës

Analisti Flogert Muça, i ftuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka komentuar zhvillimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pretendimet e tij për shantazh.
Sipas Muçës, Veliaj, duke përmendur emrin e Arbër Hajdarit, ka “vrarë” një nga kandidatët potencialë të Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu, Muça tha se deklarata e Veliajt bëhet edhe për strategji politike, edhe për strategji juridike.
Pjesë nga biseda:
Hila: Çfarë do të ndodhte po të shkonte ditën?
Lala: E para, kjo vizitë është tentuar të fshihet. Për sa kohë ka pretendime për rrëmbim policor, duhet të kishte një hetim.
Hila: S’ka nevojë, ai është maja e piramidës.
Muça: I ndalohet?
Lala: Për mua nuk është normale që një ministër Drejtësie të shkojë në atë orë të mbrëmjes, nëse ka një ngjarje brenda burgut. Unë nuk i besoj Veliajt.
Muça: Gongu bie kot te Gogu, gongu bie te Edi Rama.
Rakipi: Më kanë ardhur tri gjoba nga AMA.
Muça: Veliaj ka një strategji juridike dhe politike dhe po e përdor. Veliaj ka ngritur disa kurthe. Ka hetime për të cilat ne nuk jemi ende në dijeni. Veliaj, në një nga pikat e tij, thotë se Rama i instrukton prokurorët se çfarë të bëjnë me mua. Nëse nesër del ky hetimi i ri, në atë moment Veliaj do të thotë: “Ja, persektutimi im”.
Në anën tjetër, Veliaj i vrau Veliajt kandidatin potencial për Bashkinë e Tiranës. Unë nuk e di nëse Rama i ka çuar fjalë Veliajt për t’i çuar emrin e Arbrit. Por di që Veliaj ka mjaftueshëm informacion për ta pasur emrin e Arbrit në tavolinë.
Nëse nesër del emri i Arbrit si kandidat, ne nuk kemi çfarë themi për letrën e Arbrit. Është një letër që, ngado që ta kapësh, ai thotë: “A ua thashë?”. Nëse nuk ndodh, ai thotë: “Unë e parandalova”.
Pra, në këtë kuptim, është edhe strategji juridike për t’u konsoliduar si viktimë, por edhe politike, që dëmton Ramën në zgjedhjet e vitit 2027. Ai po punon për rrugën drejt Strasburgut. Ai e di që rruga e rikthimit në politikë do t’i hajë ca kohë, por qëndrimi i tij në politikë do të jetë në këtë mënyrë.




