Pas reagimit të gazetarit të Euronews, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

5 Nëntor 2026 | 21:52

Pak muaj më parë, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli në vëmendje historinë e Fatjonit, 10-vjeçarit me sindromën Down dhe epilepsi, i cili përballej edhe me probleme në ecje dhe komunikim.

Fatjoni jetonte me gjyshërit në një banesë në gjendje të rënduar, ndërsa familja përballej me vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesë të kushteve bazë të jetesës.

Pas publikimit të rastit dhe reagimit të gazetarit, institucionet dhe bizneset janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Sot, në banesën e familjes Braho ka nisur puna për rikonstruksionin e shtëpisë. Punimet po kryhen me kontributin e kompanive dhe qytetarëve që kanë ofruar materiale dhe punë vullnetare, ndërsa familja është mbështetur gjithashtu me shportë ushqimore dhe ndihmë ekonomike.

Rasti i Fatjonit ka sjellë një tjetër rezultat konkret të ndërthurjes së gazetarisë me problematikat sociale. Pas publikimit të historisë së tij në Euronews Albania dhe në rrjetet sociale, familja nuk është më e vetme përballë vështirësive.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me vetë Fatjonin. 10-vjeçari tashmë ndjek çdo ditë shkollën speciale, ku merr shërbime rehabilituese, kujdes shëndetësor dhe ushqimor.

Sipas familjarëve, gjendja e tij ka shënuar përmirësim dhe ai po përfiton nga trajtimi dhe kujdesi që merr çdo ditë.

Rikonstruksioni i banesës pritet të vijojë edhe me mobilimin dhe plotësimin e nevojave të tjera të familjes.

Nga një shtëpi që rrezikonte të shembej dhe një familje që përballej me mungesën e kushteve minimale, sot historia e Fatjonit po merr një tjetër drejtim.

Një denoncim, reagimi i institucioneve, ndihma e bizneseve dhe solidariteti i qytetarëve kanë bërë që një familje në nevojë të mos mbetet më vetëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha dhe Rama janë njësoj? Ish-Kryeministri: Mashtri i madh sa mali i Dajtit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me krahasimin...
21:12 | 05/11/2026

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për projektet turistike, duke krijuar kategorinë “resort miks”, ku krahas hoteleve dhe ambienteve turistike do të lejohen edhe apartamente...
20:49 | 05/11/2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

Shoqëritë që operojnë në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë kompensim financiar prej 50 lekësh për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë...
20:33 | 05/11/2026