E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Lala bën deklaratën e FORTË: Martinaj u zhduk me bekimin e strukturave shtetërore

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka bërë një deklaratë të fortë mbi zhdukjen e Ervis Martinajt.

Lala tha se, për shkak të fuqisë ekonomike dhe lidhjeve të forta që kishte me politikën, Ervis Martinaj është zhdukur me bekimin e strukturave shtetërore.

Pjesë nga biseda:

Lala: Leonard Duka është konsideruar si kreu i klanit Duka, në përplasje të forta me Ervis Martinajn. Fakti që prokuroria ka zbuluar disa plane për vrasjen e Ervis Martinajt tregon se janë të përfshira të gjitha grupet kriminale. Në një kohë që është kërkuar pretenca për disa grupe kriminale, Martinaj e ka statusin e të pandehurit zyrtarisht.

Reklamë

Sa i përket zhdukjes së tij, nuk është bërë asnjë përpjekje. Fakti që çështjen e zhdukjes së Martinajt e mban Prokuroria e Lezhës do të thotë se ngrihen dyshime të forta se ajo nuk është një ngjarje e shkaktuar nga disa grupe kriminale.

Për shkak të pushtetit financiar, lidhjeve të tij në politikë, polici dhe në sistemin e drejtësisë, si dhe faktit që kishte rekrutuar zyrtarë të lartë, të bën të dyshosh se Martinaj është zhdukur me bekimin e strukturave shtetërore.

Sot nuk ka asnjë përpjekje për të zbuluar pamjet që sigurojnë familjarët se Martinaj është rrëmbyer nga persona me veshje të forcave të rendit. Kjo mund të sillte një hetim edhe më të madh se “Plumbi i Artë”. Shteti ka bashkëpunuar me krimin për të zhdukur Ervis Martinajn, tha Lala.

Rakipi: Pse, edhe Dukën e ka futur shteti?

Lala: SPAK-u i ka grupuar të gjitha grupimet. Ka një oficer që e shoqëronte Martinajn. Mënyra se si u zhduk dhe fuqia që kishte, të bëjnë të dyshosh se është një ngjarje e kryer me bekimin e strukturave të policisë. Familja shkon me akuzë në drejtim të kryeministrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.