E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet mikse, 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

Qeveria ka vendosur rregulla të reja për ndërtimin e resorteve mikse, duke përcaktuar raportin mes hapësirave turistike dhe atyre të banimit.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit duhet t’u dedikohet funksioneve turistike, ndërsa hapësirat e banimit nuk mund të kalojnë 40%.

Raporti do të llogaritet mbi sipërfaqen e ndërtimit dhe jo mbi atë të tokës, ndërsa zhvilluesit do të duhet të përcaktojnë që në fazën e projektimit destinacionin e çdo ambienti.

Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e vendimeve:

Reklamë

-Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, në kushtet e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

-Për miratimin e masës së mbështetjes financiare për kujdesin alternativ në familje, si dhe të pagesës për kujdesin alternativ profesional.

-Për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

-Për klasifikimin e produkteve të konsumit individual sipas qëllimit (COICOP 2018).

Njëherësh u miratuan dhe projektligjet:

-Për Kontabilitetin në Sektorin Publik.

-Për ratifikimin e Marrëveshjes Evropiane për Heqjen e Vizave për Refugjatët, bërë në Strasburg, më 20.4.1959 (ETS 31).

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.