Egnatia nuk ia doli të merrte rezultat pozitiv në transfertën rumune, duke u mposhtur me rezultatin 2-0 nga Universitatea e Krajovës, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Shqipërisë u ndëshkuan nga dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë nuk arritën të riktheheshin në lojë.
Vendasit e nisën takimin më kërkues dhe që në minutën e 14-të iu afruan golit, por portieri Alen Dajsinani reagoi në mënyrë vendimtare. Egnatia u përgjigj me një tentativë të Fernandos në minutën e 15-të, që përfundoi jashtë kuadratit.
Në minutën e 24-t, Universitatea e Krajovës zhbllokoi rezultatin me anë të Çikaldaut. Sulmuesi rumun ishte pranë golit të dytë katër minuta më vonë, por Dajsinani shmangu një tjetër ndëshkim për skuadrën e Nevil Dedes.
Megjithatë, në minutën e 32-të, vendasit dyfishuan avantazhin. Kapiteni Banku lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin shqiptar për rezultatin 2-0.
Në fundin e pjesës së parë, një gabim i Eneo Bitrit në mbrojtje mund të kishte sjellë golin e tretë për rumunët, por sërish Dajsinani shpëtoi portën e Egnatias.
Pas pushimit, rrogozhinasit u përpoqën të reagonin. Fernando provoi në minutën e 53-të, ndërsa Ledjo Beqja rrezikoi me një goditje fluturimthi në minutën e 63-të, por pa sukses.
Egnatia kreu disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por në minutën e 83-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 90-të, Dajsinani realizoi një tjetër pritje fantastike, duke shmangur golin e tretë të vendasve. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit, me Egnatian që largohet nga Rumania pa pikë.

© SYRI.net
Juventusi fiton në Holandë, Koopmeiners ndëshkon ish-skuadrën dhe Kolo Muani vulos triumfin
Amorim shpërthen pas humbjes me Ferencvaroshin: O përmirësohemi, o gjithçka përfundon këtu!
UEFA Nations League / Trajneri Marann shpall nesër listën e Kombëtares për sfidat e nëntoritBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: