Kryesore

“Hiqe dorën”/ Përplasje e fortë në studion e Prime News24 mes Flamur Nokës dhe gazetarit Klevin Muka (VIDEO)

22:53 - 05.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr ka ndodhur në studion e emisionit Prime News24 këtë mbrëmje më 5 nëntor, gjatë një debati mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Klevin Muka.

Muka kishte disa kritika për Partinë Demokratike, ndërsa Noka nga ana e tij komentoi zhvillimet e fundit.

Në një moment, debati u përshkallëzua dhe pati një sherr në studio.

Pjesë nga debati i ashpër

Klevin Muka: Të lutem, zërin mos ma ço, se jemi edhe afër. Kujdesshëm.

Flamur Noka: Ta çoj zërin që të çudis. Po të kallëzoj unë ty, kam çuar pesë deputetë.

Klevin Muka: Hiqe dorën.

(Kapen nga duart)

Pas këtij debati të ashpër, ndërhyri moderatorja Nisida Tufa, që kërkoi qetësi në studion e emisionit.

Pas transmetimit të reklamave, dy protagonistët e sherrit, si Noka, ashtu edhe gazetari Klevin Muka kërkuan ndjesë për atë që ndodhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.