Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

BE: Banka e Zhvillimit të mbikëqyret nga BSH për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg

Share Share Icon

Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë vendosjen e mbikëqyrjes së Bankës Qendrore mbi Bankën e Zhvillimit. Në progres-raportin e vitit 2026, theksohet se roli mbikëqyrës i Bankës Qendrore mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit duhet të ruhet për të garantuar një qeverisje dhe mbikëqyrje të fortë.

Gjithashtu, në raport nënvizohet se Shqipëria duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur kushte të barabarta konkurrence në sektorin bankar.

Raporti kërkon që Shqipëria të sigurojë që të gjitha subjektet të jenë të rregulluara dhe të mbikëqyrura në mënyrë të përshtatshme, si edhe duhet të shtohen përpjekjet reformuese për t’u përafruar me kuadrin e BE-së.

Ligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” nuk parashikon mbikëqyrje të plotë të Bankës së Shqipërisë mbi të. Sipas ligjit, aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit nga kjo bankë, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, do të mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi.

Ligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka e Shqipërisë do të përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor.

Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar, me një kapital fillestar prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, banka ende nuk ka nisur operacionet dhe ndodhet ende në fazën e ndërtimit të strukturave të saj. Në maj të këtij viti, Banka e Zhvillimit zhvilloi një procedurë prokurimi me fond limit 315 milionë lekë për të kontraktuar një kompanie konsulence që do të mbështesë ngritjen e kuadrit strategjik dhe operacional.

Ligji përcakton se Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë kursime kryesisht nga individët nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar. Në ligj vendoset një kufizim për sasinë e kursimeve që Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë nga publiku. Shuma e pranuar e këtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet të jetë më e lartë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese. Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar kufijtë monetarë të përcaktuar në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave.

Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Ligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon

huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit./ E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

KE kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të...

14 hours më parë 3 Min Lexim

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet...

14 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!