Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Share Share Icon

Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin 2035, ndërsa po zhvillon një sistem për tregtimin e emetimeve të gazeve serrë, që do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian.

Planet bëhen të ditura në raportin “Raporti për tregun e pyjeve në Shqipëri, 2026”, të dorëzuar nga Ministria e Mjedisit pranë Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), më 23 tetor 2026, në kuadër të sesionit të 84-t të Komitetit për Pyjet dhe Industrinë Pyjore.

“Kuadri i Shqipërisë për tregjet e karbonit është ende në një fazë të hershme zhvillimi. Në Kontributin e saj të Tretë të Përcaktuar në Nivel Kombëtar (NDC 3.0), Shqipëria shpreh synimin për të marrë pjesë në bashkëpunimin vullnetar sipas Nenit 6 të Marrëveshjes së Parisit dhe për të shitur kredite karboni deri në vitin 2035”, thuhet në raport.

Neni 6 i Marrëveshjes së Parisit parashikon mekanizma bashkëpunimi ndërmjet vendeve për arritjen e objektivave të tyre klimatike, përfshirë transferimin ndërkombëtar të rezultateve të reduktimit të emetimeve. Kreditet e karbonit lidhen me reduktimin ose largimin e emetimeve të gazeve serrë, të cilat mund të transferohen ndërmjet pjesëmarrësve në mekanizmat përkatës, sipas rregullave të zbatueshme.

Në dokumentin e paraqitur në UNECE, Ministria e Mjedisit evidenton edhe përgatitjet për krijimin e një sistemi kombëtar të tregtimit të emetimeve, të njohur si ETS (Emissions Trading System). “Dokumenti identifikon gjithashtu një sistem të ardhshëm të tregtimit të emetimeve (ETS), i cili do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe që aktualisht është në zhvillim”, thuhet në raport.

Sistemi ETS është një mekanizëm përmes të cilit vendosen kufij për emetimet e gazeve serrë dhe krijohet mundësia e tregtimit të lejeve të emetimit ndërmjet subjekteve të përfshira në të. Bashkimi Europian ka një sistem të tillë, EU ETS, në të cilin operatorët e sektorëve të mbuluar duhet të dorëzojnë leje emetimi në përputhje me sasinë e gazeve serrë që emetojnë.

Raporti i UNECE nuk përcakton një datë për fillimin e funksionimit të sistemit shqiptar, sektorët ekonomikë që do të përfshihen apo kufijtë e emetimeve që mund të vendosen.

Në rastin e Shqipërisë, një mundësi e tillë mund të lidhet me pyllëzimin, restaurimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Reduktimet ose përthithjet shtesë të karbonit, pasi maten dhe certifikohen sipas standardeve përkatëse, mund të shndërrohen në kredite që u shiten blerësve ndërkombëtarë për përmbushjen e objektivave klimatike.

Sipas raportit të Ministrisë së Mjedisit, Shqipëria synon të përfshihet në këtë treg deri në vitin 2035, por ende nuk janë përcaktuar projektet, sasitë që mund të tregtohen dhe të ardhurat e mundshme./N.Maho

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

KE kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të...

14 hours më parë 3 Min Lexim

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet...

14 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!