Conference League/ Ajax shkatërron Midtjyllandin, ngec Atalanta. Katër skuadra kryesojnë me pikë të plota
Një moment emocional në nderim të futbollistit Jesus de Miguel u ndërpre papritur nga një incident i pazakontë përpara ndeshjes mes Getafe dhe Brighton, e vlefshme për UEFA Conference League.
Përpara startit të takimit në stadiumin “Coliseum”, lojtarët e të dyja skuadrave dhe tifozët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të ish-futbollistit të CD Tenerife, i cili ndërroi jetë tragjikisht gjatë ndeshjes së ekipit të tij kundër FC Andorra, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Por, ndërsa stadiumi ishte përfshirë nga heshtja dhe emocionet, situata u ndërpre nga muzika që nisi të luhej papritur përmes sistemit zanor të impiantit.
Lo que acaba de pasar en el minuto de silencio del Getafe vs Brighton JAJAJAJAAJAJA https://t.co/0ojXNeJjru
— Jaland (@jaland09) November 5, 2026
Sipas raportimeve, bëhej fjalë për një gabim të DJ-it të stadiumit, i cili aktivizoi muzikën në momentin kur të gjithë po nderonin kujtimin e futbollistit të ndjerë.
Ngjarja shkaktoi një situatë të sikletshme në stadium, duke ndërprerë për pak çaste homazhin për De Miguel.
Vdekja e tij ka tronditur futbollin spanjoll, ndërsa pas ngjarjes tragjike kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit dhe homazhet nga komuniteti i futbollit.
Top Channel