E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot në Shqipëri, temperatura deri në 21°C, si parashikohet të jetë dita

Moti në vendin tonë do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të ftohta me origjinë verilindore, duke sjellë një të premte me kthjellime dhe temperatura të ulëta gjatë orëve të para të ditës.

Kjo situatë do të mbetet e pranishme deri në orët e pasdites, kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pavarësisht vranësirave, nuk parashikohen reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë rënie, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe mesditës. Vlerat minimale pritet të zbresin deri në 0°C në Peshkopi, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21°C në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht nga drejtimi verior, me shpejtësi që do të kalojë 35 km/h. Ndërkohë, në brigjet detare pritet dallgëzim i ulët, deri në 1 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.