Dy takime janë luajtur sot në NBA. Ekipi i Golden State fitoi 120-100 ndaj Miami, duke korrur suksesin e gjashtë sezonal. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 53 pikë
Ctephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Miami, që pësoi humbjen e gjashtë, u dallua Mitchell me 22 pikë. Fiton edhe skuadra e Phoenix, që mundi 117-104 Orlando.
Devin Booker realizoi 30 pikë për Suns, lider në fushë për ekipin e tij, mbështetur edhe nga Brooks me 24 pikë. Për Orlando, 27 pikët e Carter Jr. nuk mjaftuan për të evituar humbjen.







