Pete Hegseth iu përgjigj planit të kongresmenit Thomas Massie për të paraqitur mocion shkarkimi kundër tij javën e ardhshme. Në një video me tone të ashpra, sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi:
Nuk funksionoi kundër presidentit Trump dhe nuk do të funksionojë as me mua. Për këtë mund të jeni të sigurt. Një kongresmen i pakënaqur dhe i mundur, së bashku me të gjithë aleatët e tij demokratë, ka paraqitur mocione të pabaza shkarkimi kundër meje, siç u përpoqën të bënin dy herë kundër Trump-it.
Pati një reagim edhe nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili konfirmoi gatishmërinë për të qëndruar me presidentin Trump, pas humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për rinovimin e Kongresit Amerikan.
Plani im është të qëndroj krah Trump-it deri në fund.
Në një intervistë për “The New York Times”, Rubio i hodhi poshtë zërat se ai mund të largohet nga administrata, ndonëse shmangu përgjigjet për pyetjet rreth së ardhmes së tij politike.
Të punoj për presidentin Trump deri në fund të mandatit të tij ka qenë gjithmonë plani im. Nuk e di se nga vijnë këto thashetheme. Më pëlqen puna që po bëj.