Portieri i Arsenal, David Raya, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij për rezultatet e arritura në këtë periudhë të sezonit. Londinezët janë në krye të renditjes në Premier League dhe po paraqiten mjaft mirë edhe në Champions League.
“Ndeshja ndaj Slavia nuk ishte e lehtë dhe ne luajtëm me hope në pjesën e dytë. Ne u kapëm paksa në befasi dhe ata na e vështirësuan shumë lojën. Një përvojë nga e cila duhet të nxjerrim mësime”, tha portieri spanjoll.
Më tej, David Raya komentoi: “E dimë se sa të rëndësishme janë ndeshjet në transfertë dhe sa të vështira mund të jenë fusha si kjo. Jam i lumtur për fitoren, por kemi ende gjëra për të përmirësuar në të ardhmen.”
“Tani jemi të përqendruar te ndeshja ndaj Hull, e fundit në këtë cikël të gjatë ndeshjesh. Duam ta mbyllim me fitore dhe të mbrojmë kreun e renditjes. Skuadra duhet të mos lëshojë si ndaj Slavia në pjesën e dytë”, tha Raya.







