E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur Evi Reçi e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe projektin e ri më fundit që ka sjellë në një mënyrë komplet të veçantë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me AI që quhet “Nata Sonte” me Bora Faira i cili ka fituar edhe çmimin e parë në Kanë në World AI Music Festival.
Në fakt duhet të kesh guxim për të bërë këtë gjënë, sepse gjithçka nisi kur unë dëgjova Bora Fairën këtë gocën të inteligjencës artificiale që nuk ekziston. Madje shumë njerëz më thonë se seriozisht nuk është e vërtetë kjo goca më kanë ardhur dhe komente që kanë menduar që është e vërtetë. Dhe unë kur dëgjova këngën që e kishte nxjerrë vetë Bora pra ekipi i saj për qejf kishte krijuar Borën me një këngë edhe unë e dëgjova këngën dhe për fat keq, kohët e fundit nuk po dëgjoja këngë të bukura shqiptare më thonë edhe është temë tjetër kjo dhe dëgjoj këngën e Borës edhe rrallë herë postoj diçka që më pëlqen kështu në story dhe e nxjerr edhe shkruaj si ka mundësi një person që nuk ekziston, këndon më mirë sesa një njeri real. Edhe ishte po ishte. Ishte diçka që e vërtetë, sepse po dëgjoja shumë auto tune nëpër këngë, ndërkohë që Bora që është njëqind për qind auto tune ose AI ishte më natyrale dhe në atë moment mbaj mend më bën reply Kledi në story. Thotë do një bashkëpunim me Borën edhe thashë unë ok, ishte ide e tij në fakt edhe aty ramë në kontakt edhe me ekipin e Borës, të cilët nuk janë as producent muzikor asgjë merren me inteligjencën artificiale në përgjithësi me prodhime edhe jashtë vendit janë nga Kosova dhe thanë shiko ne na pëlqen Evi si këngëtare, pse jo edhe ta bëjmë këtë si projekt. Dhe kështu ndodhi. Patëm takime, bënë muzikën me dy demo, thjesht e gjetëm atë që donim dhe. Me dy komanda. Domethënë i tregova pak a shumë çfarë stili pëlqeja unë edhe nisi kënga. Regjistrova zërin tim real në një studio këtu. Pastaj na dhanë koordinatat se të bëjmë klipin. Pra klipi do të xhirohej njëqind për qind unë siç jam pak më shumë hapësirë majtase që të fusnim Borën. Pra ishin disa gjëra të reja në xhirimet e klipit. Pra unë e kam xhiruar komplet vetëm dhe më pas kur janë çuar planet e mia është mbivendosur Bora. Okej, doli kënga sigurisht doli në një periudhë ndoshta jo të mirë, sepse ishte në gusht dhe njerëzit janë në plazh akoma se janë janë shumë përqendruar me prurjet e reja dhe ndoshta s’mori atë vëmendjen.
Më tej Evi shtoi se:
Pastaj guxuam me festivalet dhe erdhi momenti që thashë okej, pse mos ta çojmë këtë risi që sollëm në Ballkan ta çojmë jashtë edhe të aplikojmë dhe të kandidojmë me këtë projekt jashtë. Vetëm në Turqi është parë në Ballkan jo, nuk është parë. E kemi kërkuar këtë gjë që të jemi korrekt. Sigurisht, Shqipëri, Kosovë në përgjithësi Ballkan nuk është bërë asnjëherë që një person real të këndojë dhe të dalë në klip bashkë me një AI. Kështu që tentuam me festivalet. Janë dhe disa të tjerë që presin sigurisht, por ky ishte i pari që na konfirmoi që na thotë po funksionon edhe ishin shumë. Në fakt të vetmin nga Shqipëria dhe Kosova ishim ne ishte ishim nga Argjentina nga Holanda të ndryshëm.
Si bëhet përzgjedhja e këngëve? Duhet të jenë patjetër duhet të ketë një element AI në të.
Po, po quhet World AI Music Festival. Pra elementi AI duhet të jetë si në muzikë, si në klip, si kishte AI album, AI song, AI country music. Ishte çdo gjë AI, kurse kategoria jonë ishte Best AI human. Thashë ok, këtu jemi dhe nga shumë shumë të përzgjedhur ne dolëm fitues dhe këtu ishte diçka që na surprizoi. Më erdhi kështu si e-mail. Ishte ora 11 e natës në fakt ku thuhej “You are the winner”. E thashë ok, ke parasysh këto spam që vijnë. S’po e hapim fare. Pastaj ia cova dhe Kledit edhe ekipit të Borës dhe thanë kemi fituar edhe certifikata. Ishte e vërtetë në fund të ditës. Kështu është historia.