“Tregu i aksioneve sapo ka përjetuar një nga ditët më të këqija në historinë e tij pas rezultateve të zgjedhjeve. Është vërtet e trishtueshme të jesh dëshmitar i kësaj”.
Kjo u shkrua nga presidenti amerikan, Donald Trump në platformën e tij Truth Social.
U desh një përpjekje e jashtëzakonshme për të arritur nivele që nuk ishin parë kurrë më parë e megjithatë kjo ndodhi. Për pasojë, planet tuaja për pension janë goditur.
Mbani mend: ky nuk është faji i Republikanëve, është faji i demokratëve budallenj.
Por, mos u shqetësoni: në një mënyrë apo tjetrën, ne do të kthehemi së shpejti, më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë. Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe!