E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave, 4 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Në kuadër të operacionit “Clean School” u arrestuarn katër persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sipas policisë u vunë në pranga shtetasit Kevin  Bare, 28 vjeç, ⁠Dejvi Ferko, 25 vjeç,  Marjus Zhaka, 48 vjeç dhe  ⁠Taulant Çela, 52 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.