Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, arrestohen 4 persona, një tjetër në kërkim

6 Nëntor 2026 | 09:07

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e E. B., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, policia sekuestroi 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër aparate celularë.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve. Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë,...
08:15 | 06/11/2026

Kujdes, mos klikoni! Kur SMS-ja që duket nga banka kthehet në grabitje, Ferhati sjell detajet

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i ftuar në panelin e emisionit Now me Erla Mëhillin, foli për fenomenin e mashtrimit digjital, me të cilin...
22:24 | 05/11/2026

Erla-Berishës: I druheni një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën?

Gjatë intervistës së zhvilluar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli mbi...
22:20 | 05/11/2026