Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2026, 09:05

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit. Trupi i pajetë është konstatuar në rrugën kryesore të kësaj zone, duke ngritur dyshime për rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe as për shkaqet që mund të kenë çuar në humbjen e jetës. Rrethanat e rastit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet të zbardhen nga hetimet e autoriteteve.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, për të sqaruar identitetin e personit, shkakun e vdekjes dhe dinamikën e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit