E premte, 6 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 persona, një tjetër në kërkim
Lajme

Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 persona, një tjetër në kërkim

Një grup personash të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qarkun e Fierit është goditur nga policia. Operacioni i koduar “Clean School” ka përfunduar me arrestimin e katër personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Hetimi është zhvilluar për disa muaj nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Përmes veprimeve hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave speciale, autoritetet pretendojnë se kanë dokumentuar aktivitetin e një grupi që dyshohet se merrej me shpërndarjen e drogës pranë institucioneve arsimore në këtë qark.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar katër masa sigurie të llojit “Arrest në burg”. Në pranga kanë rënë Kevin Bare, 28 vjeç, Dejvi Ferko, 25 vjeç, Marjus Zhaka, 48 vjeç dhe Taulant Çela, 52 vjeç, të gjithë banues në Fier.

Ndërkohë, policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e E. B., 38 vjeç, gjithashtu banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar e njëjta masë sigurie.

2.9 kilogramë kanabis të sekuestruara

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë, të cilët pritet t’i nënshtrohen verifikimeve në kuadër të hetimit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme. Ndërkohë, policia deklaron se kontrollet kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vijojnë, me fokus të veçantë zonat pranë shkollave dhe institucioneve arsimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.