Mesazhi i parë i Hegseth pas raporteve të shkarkimit: Ata nuk do t’ia dalin, nuk jemi tërhequr kurrë dhe nuk do ta bëjmë as tani
Në një videomesazh, nga shkallët e hyrjes së Departamentit të Luftës, Pete Hegseth u përcolli një mesazh të qartë qytetarëve amerikanë, duke theksuar se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, ai dhe Trumpi, siç u shpreh, nuk do të tërhiqen.
“Siç e dini, që kur u ngjita për herë të parë në këto shkallë, Departamenti i Luftës i presidentit Trump nuk ka ndalur së udhëhequri dhe së treguari rrugën, pa pasur frikë”, tha fillimisht ai, duke shtuar: “Ashtu si presidenti ynë, ne nuk jemi tërhequr kurrë dhe nuk do ta bëjmë as tani. Vitet e ardhshme janë vendimtare”.
Duke folur për punën e tij deri më tani në krye të Departamentit të Luftës, Hegseth theksoi se e ka bërë ushtrinë “më të madhe dhe më të fuqishme”. Ai u ndal edhe te përjashtimi i personave transgjinorë nga ushtria, duke u shprehur se “është një sëmundje mendore, e papajtueshme me ushtrinë amerikane”.
Duke komentuar zërat se demokratët duan të nisin procedurat për shkarkimin e tij për shkak të luftës në Iran, Hegseth tha: “Ata e bënë këtë dy herë ndaj Trumpit dhe tani kërcënojnë se do ta bëjnë edhe ndaj meje. Të jeni të sigurt se nuk do t’ia dalin”.
“Demokratët na urrejnë sepse rrëzuam njëra pas tjetrës ‘lopët e tyre të shenjta’, pa kërkuar falje”, deklaroi ai, duke kritikuar më tej Partinë Demokratike: “Të qenit ndryshe nuk është forcë, por dobësi. Përballja me ndryshimet klimatike nuk është një operacion ushtarak”, theksoi Hegseth.
“Kur themi se Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore, e kemi seriozisht dhe duhet të vazhdojmë të transformojmë ushtrinë tonë. Kemi nevojë për çdo votë nga çdo patriot dhe do të kërkojmë 350 miliardë dollarë shtesë për luftën në Iran”, tha ai, duke kritikuar edhe mediat.
“Kur më sulmojnë mua, sulmojnë të gjithë ne. Joe Biden e la ushtrinë në një gjendje të mjerueshme”, u shpreh Hegseth.
Analizë, kush mund të jetë pas kërcënimeve të rreme me bomba ndaj udhëtimeve ajrore evropiane?
Stuhia godet jugun e Francës, dy viktima në Korsikë pasi automjeti u rrëmbye nga përmbytjet
Arabia Saudite rrëzon dy raketa balistike të lëshuara nga Huthët drejt provincës Najran
- 09:46 Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, 3 fushat prioritare të misionit në Tiranë
- 09:41 Kandiç: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë
- 09:35 Analizë, kush mund të jetë pas kërcënimeve të rreme me bomba ndaj udhëtimeve ajrore evropiane?
- 09:24 Stuhia godet jugun e Francës, dy viktima në Korsikë pasi automjeti u rrëmbye nga përmbytjet
- 09:22 Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të miratojë sot buxhetin
- 09:20 “Do të të godas me grusht”, Spalletti shpërthen ndaj lojtarit të Juventusit gjatë ndeshjes