‘Rama guvernator’/ Skandali KAYO - Cakrani: Shqipëria si një organizatë kriminale ndërkombëtare

09:51, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv ka qenë Avokatri Kujtim Cakrani

Ai tha gjatë bisedës me moderatorin Flkavio Qarri se Shqipëria është kthyer në një në një organizatë kriminale ndërkombëtare, Rama është guvernator.

Flavio Qarri: Nëse ato skemat e vjedhjes barbare ishin krime intelektuale, çfarë do thotë Klodian Braho për këtë skemën e KAYO-s?

Kujtim Cakrani: Shiko. Ne kur diskutojmë në studio këtu. Apo edhe ju në emisionin tuaj diskutoni duke ju referuar një shteti normal. Pra një shteti që funksionin. Dhe kjo është e drejtë normale.

Por mundoheni ta sillni sikur ne jetojmë në një shtet normal. Por ne jetojmë në një shtet në tërësinë e tij organizuat kriminale që nga kryeministri. Nuk e kam thënë unë. E ka thënë zëvendësi i tij.

Pra mënyra se këta e trajtojnë shtetin, e trajtojnë tamam si guva e mafies se Toto Rinës, që drejtonte Palermon, ai thoshte, këtë e dua unë, këtë e kemi ne. Palermo është e jona dhe ne do të ndajmë këtu tenderat, do zgjedhim kryetarët e bashkive dhe është e jona Palermo. E njëjta mënyrë është sot në Shqipëri. Këtu është një organizatë kriminale e madhe ndërkombëtare  dhe kjo nuk mund të quhet një hetim normal. Nëse do të pyesje sot prokurorin e atimafies, do të thoshte se kjo është organiztë kriminale ndërkombëtare....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco