E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ferit Hoxha takon ministrin e Jashtëm të Rumanisë: Mbështetje e çmuar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dan Neculăescu.

Në takim u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shfrytëzimin e plotë të potencialit të tyre.

Hoxha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe për procesin e zgjerimit të BE-së në tërësi.

“Së bashku, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara integrimin evropian dhe për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ministri.

Reklamë

Të dy homologët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet kryesore të sigurisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Hoxha nënvizoi rëndësinë e unitetit mes Aleatëve, koordinimit më të ngushtë brenda NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme e të palëkundur për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me Rumaninë përballë sfidave në zhvillim të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe vendosmërinë për të punuar ngushtësisht në mbrojtje të sigurisë së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.