“Do të takohem me lider të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorin Wendt për Shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë të ditur sot krijimin e një tjetër hapësire komunikimi online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.
Nisma vjen një ditë pas deklaratave të kreut të qeverisë në konferencën e përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ku ai foli për vështirësitë që, sipas tij, kanë hasur disa grupe studentësh në përpjekjet për t’u takuar me të.
Rama pretendoi se tre grupe studentësh janë tërhequr nga takimet pas presioneve dhe bullizimit, si në rrjetet sociale, ashtu edhe jashtë tyre. Sipas tij, studentët kishin kërkuar të zhvillonin biseda pa praninë e kamerave dhe pa interes për ekspozim publik.
Gjatë së njëjtës konferencë, kryeministri komentoi edhe kërkesat për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se një vendim i tillë nuk mund të imponohet përmes protestave në rrugë.
“Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që u ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo-studentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe u çojnë mesazhe të ndryshme atyre që mendojnë ndryshe. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline, në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh, me emra dhe mbiemra. Pastaj të bullizuar në ekstrem”, u shpreh Rama.
Top Channel